Conte i tërbuar: VAR po dëmton shumë futbollin
“VAR po i bën shumë dëme botës së futbollit”, këto janë fjalët e Antonio Conte pas anulimit të golit të Harry Kane në minutat e fundit të ndeshjes Tottenham-Sporting që do të përfundonte në shifrat 1-1.
Trajneri italian më pas u përjashtua për shkak të protestave nga gjyqtari holandez Danny Makkelie.
“Do të doja të shihja nëse në një stadium tjetër të madh, me një tjetër skuadër të madhe, ata janë gati të anulojnë këtë lloj goli. Do të doja ta dija.
Të gjithë dolën në fushë dhe arbitri më përjashtoi. U anulua një gol i rregullt, sepse topi është përpara Kane.
Duhet të tregohemi të zgjuar. Ky vendim na shkakton dëme të mëdha dhe shpresoj që klubi ta kuptojë këtë dhe që t’i flasë në mënyrën e duhur kujtdo që duhet të flasë”, deklaroi Conte për mediat angleze.
KOHA JONË SONDAZH

