Conte i vendosur: Nuk dua të largohem nga Chelsea!

Antonio Conte nuk ka ndërmend të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni. Ai ka përgënjeshtruar edhe ish-sulmuesin e Chelsea, Gianluca Vialli, që pak ditë më parë pohoi se largimi është çështje javësh.

“Vialli ka thënë që unë do largohem? Nuk është e vërtetë. Gianluca është një mik, por kam një vit që nuk komunikoj me të. Nuk është aspak e vërtetë që është shumë e vështirë për mua, por në këtë sezon kam dëgjuar shumë spekullime për të ardhmen time.

Po dëgjoj shumë zëra që komentojnë, që nga fillimi i kampionatit. Jam i impenjuar më këtë klub dhe kam një kontratë dhe për këtë punoj shumë fort, kjo është e vërteta e vetme. Të gjitha situatat e tjera nuk janë aspak të vërteta”, tha Antonio Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në Itali janë shtuar zërat për një rikthim të tij në Itali, si pasardhës i Allegrit në pankinën e Juves.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?