Conte thuajse i shkarkuar nga Tottenham, synohet strategu austriak
E ardhmja e Antonio Contes te Tottenhemi duket se është tashmë e shkruar, me teknikun italian që pritet të shkarkohet brenda kësaj jave. Kështu klubi nga Londra ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe sytë janë të hedhura nga Bundesliga.
Bëhet fjalë për trajnerin e Frankfurtit, Oliver Glasner, i cili ka spikatur për rezultatet e tij me skuadrën gjermane. Austriaku është dhe në orbitën e Realit të Madridit në rast se Carlo Ancelotti do të largohet në fund të sezonit.
Për këtë arsye drejtuesit e Tottenhemit kanë lëvizur menjëherë për të siguruar shërbimet e Glasner dhe për të mposhtur konkurrencën me rivalët.
KOHA JONË SONDAZH

