FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Coutinho: Mëkat nëse nuk fitonim, ja sekreti i golave ndaj Kosta Rikës

Philippe Coutinho ishte sërish vendimtar për Brazilin në fitoren 2-0 arritur ndaj Kosta Rikës. Mesfushori i Barcelonës shënoi golin e parë në minutën e 90-të, duke i hapur rrugën e fitores së parë në Kupën e Botës.

“Do të ishte një mëkat po të mos e fitonim këtë ndeshje. Fakti që luajtëm si skuadër deri në fund bëri diferencën në fund, ishim kompakt dhe nuk u tërhoqëm në asnjë moment. Kur nuk shënon bëhesh nervoz, por ruajtëm qetësinë edhe përtej limiteve, duke korrur një fitore të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli im? Për mua nuk ka shumë rëndësi në aspektin personal, por rëndësi ka që morëm 3 pikët, që janë më të rëndësishme. Tani jemi më të qetë”, u shpreh  Philippe Coutinho.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?