Cristiano Ronaldo vendos rekord për gola dhe ndeshjet me Portugalinë

Me dygolëshin e shënuar mbrëmjen e djeshme ndaj Lihtenshtajnit, Cristiano Ronaldo përmirësoi rekordin e tij të golave ​​në kombëtare, duke arritur shifrën e 120 golave. Duke përmirësuar kështu rekordin botëror.

Ishte një tjetër mbrëmje historike për CR7, i cili gjithashtu vendosi rekord për ndeshjet e luajtura: 197.

Deri më sot, i vetmi që mund të kalojë ish-lojtarin e Juventusit është Lionel Messi, golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave me kombëtaret dhe që është ende aktiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, diferenca mes të dyve është disi e madhe: 21 gola. CR7 ka kaluar dje për ndeshjet e luajtura:Bader Al-Mutawa. 38-vjeçari është ende aktiv me Kuvajtin dhe mund të ketë rivalitetet me Ronaldon. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?