FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Biasi: Finalistët e Europianit? I kemi mundur që të dy

Pas humbjes me Shqipërinë, nuk janë ndalur më.

Në 10 korrik, në “Stade de France”, Franca dhe Portugalia do të përballen në finalen e madhe të Europianit pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive.

Dy ish-rivalet e Shqipërisë në grupin kualifikues të “Euro 2016” (duhet përmendur gjithsesi se ndeshjet me Francën vlenin si miqësore), për herë të fundit në një ndeshje zyrtare janë thyer pikërisht nga skuadra e Xhani De Biazit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një prononcim për mediat, trajneri i kombëtares shqiptare thotë se ndihet mirë që edhe skuadra e tij do të zbresë me një “rekord” në “Stade de France” të dielën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I kemi mundur dhe më vjen mirë që kjo kujtohet. Është diçka që ndodh një herë, maksimumi dy herë në jetë, sepse diferencat me ta, si me Portugalinë ashtu edhe me Francën, janë shumë të mëdha”, u prononcua trajneri i kuqezinjve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?