De Biazi flet për miqësoren vëllazërore: Konflikti i pashmangshëm, Panuçi ka bërë mirë që …

Xhani De Biazi do të jetë një tifoz special mbrëmjen e sotme në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut. Ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi do të ndjekë nga afër përballjen mes Shqipërisë e Kosovës, një ndeshje që e ka përjetuar edhe vet para pak vitesh.

“Ishte një ndeshje në miqësi të plotë para dy-3 vitesh, mes vëllezërve, por një ndeshje e çuditshme për mua. Preferoj të luaj ndaj kundërshtarëve të vërtetë. Ndryshimet që ka sjellë Panuçi janë të goditura dhe synojnë rritjen e ekipit. Sigurisht ka lënë lojtarë në shtëpi, por duhet të provojë të rinj. Kur të vijë koha e pikëve do të llogarisë vlerësimet e këtyre miqësoreve.

Është e qartë që tani, me njohjen e Kosovës do të jetë normale që do të ketë pak konflikt. Por ka hapësirë për të manovruar, sepse ka lojtarë të brezit të dytë që kanë lindur jashtë dhe janë interesantë. Të gjithë sot duan të fitojnë. Mbaj mend herën e fundit ishte një festë e bukur. Sot është ndryshe, pasi është fund-sezoni dhe lojtarët janë të lodhur, e vlerësimet janë të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Tani për tani jam parkuar te Rai për të ndjekur me interes ndeshjet e Botërorit. Kam folur me një Federatë të rëndësishme, të një vendi që merr pjesë në Botëror, e shpresoj ta konkretizojmë pas Botërorit, ndërsa kam dhe dy oferta nga ekipe jashtë Italisë”, tha De Biazi në një intervistë për Top Channel.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?