Debutim perfekt për Unay Emery, Aston Villa shkatërron United (VIDEO)

Unay Emery debuton në mënyrën më të mirë te Aston Villa, duke marrë një fitore të madhe 3-1 ndaj Manchester United. “Djajtë e Kuq” nuk i rezistuan dot vrullit të vendasve dhe pësuan dy gola të shpejtë, të cilët erdhën brenda katër minutave, respektivisht në të 7-tën dhe të 11-tën.

Bailey hapi llogaritë e sfidës teksa nuk gaboi përballë De Geas, ndërsa më pas, portieri spanjoll nuk kishte shumë për të bërë pas një goli të shkëlqyer nga goditja e dënimit nga ana e Lucas Digne.

Në fundin e pjesës së parë, u duk se United mund të ndryshonte fatet e ndeshjes teksa goditja e Luke Shaë u devijua gabimisht në portë nga ana e Ramsey që shkaktoi në këtë formë një autogol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, në fragmentin e dytë, Ramsey shleu gabimin pasi shënoi të tretin për të tijtë duke i falur një siguri të lartë shokëve të skuadrës. United mbetet në vend të pestë me 23 pikë ndërsa nga ana tjetër, Aston Villa është e 14-ta me 15 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?