Deklaroi se i kërkuan para për të luajtur me Shqipërinë, FSHF padit ish-sulmuesin Shefki Kuqi
Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas akuzave të Shefki Kuqit gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Ish-sulmuesi me origjinë nga Kosova, luajti gjatë karrierës së tij me skuadra si Neëcastle, Fulham, Crystal Palace, Blackburn apo Ipsëich.
Ai u aktivizua edhe në Finlandë, Gjermani dhe Skoci. Kuqi veshi 63 herë fanellën e kombëtares së Finlandës, duke gjetur rrugën e rrjetës në shtatë raste. 46-vjeçari deklaroi se FSHF i ka kërkuar 100-200 mijë euro për të veshur fanellën e kombëtares kuqezi.
KOMUNIKATA E FSHF-së
“FSHF ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin ATV, gjatë emisionit ‘Favoriti i Botërorit’ ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për tu pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare. Padia e FSHF-së ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22“.
ÇFARË THA KUQI
“Atë mundësi unë se kam pas. Kam ni plot debate, edhe tifozët çfarë mendime japin, jo tradhtar, jo kështu. Është shumë vështirë me ia përshkru një njeri që nuk e ka përjetuar atë gjë. Para se me zgjedh Finlandën kam tentuar me shkuar te Shqipëria. Është dashtë me dhanë lekë për me luajtur në Kombëtaren e tyre. Federata Shqiptare e Futbollit më ka kërkuar lekë. 100-200 mijë euro, edhe ta ofrojmë pasaportën. Nuk ka qenë e arsyeshme për mu. Kam dëgjuar edhe disa raste tjera”.
KOHA JONË SONDAZH

