Del Piero thyen heshtjen me fjalë zemre: Është koha të jemi më shumë se kurrë juventin!
Më në fund, Alex Del Piero ka vendosur të thyejë heshtjen për momentin që po kalon Juventusi, pas dorëheqjes së bordit drejtues dhe mbi të gjitha për fjalët që e lidhin me një rikthim në rol drejtues.
“Juventusi është një pjesë e jetës sime, dhe jo e vogël. Për historinë time, unë nuk do të jem kurrë asgjë tjetër nga ato ngjyra. Si të gjithë tifozët, unë e ndjek këtë histori me vëmendje.
Edhe për punën time dhe rolin tim publik në situata si këto, në mënyrë të pashmangshme, duhet të bëjë komente. Shkruhet e thuhet shumë, por ky është një moment delikat për klubin dhe tani e vetmja gjë që ka rëndësi dhe që mund të bëjë kushdo që e do Juventusin është që të vërë në punë njerëzit më të besuar, për ta sjell në kushtet më të mira, për ta udhëhequr në këtë fazë komplekse.
Është një detyrë me përgjegjësi të madhe, e cila meriton të gjithë mbështetjen tonë. Është koha që të jemi edhe më shumë tifozë të Juventusit. Kjo është arsyeja pse mendoj se është e drejtë të mos komentohen lajmet dhe mospërfilljet, të cilat më pas mund të kthehen në spekulime. Këtë gjë po bëj sot dhe do të bëj në ditët në vijim”, ka shkruar Del Piero në një mesazh drejtuar tifozëve, ku nënkuptohet fakti që në të ardhmen mund të vihet në ndihmë të Juventusit në një rol drejtues, ndoshta si zëvendës-president. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

