Dëmtimi i Salah, mijëra persona nënshkruajnë peticionin për ndëshkimin e Ramos

Në finalen e “Champions League” mes Realit të Madridit dhe Liverpool, egjiptiani Salah u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi të rëndë që mori nga ndërhyrja e Sergio Ramos.

Një peticion, që ka mbledhur më shumë se 200.000 nënshkrime, kërkon që UEFA dhe FIFA të ndëshkojnë mbrojtësin e Realit të Madridit, i cili është i njohur për truket dhe simulimet në fushë.

”Sergio Ramos e mbante qëllimisht krahun e Mohamed Salah nën sqetullën e tij. Në këtë mënyrë ai shkaktoi zhvendosje të shpatullës së kundërshtarit, duke e bërë që të humbasë jo vetëm pjesën tjetër të finales së Champions-it, por ta vërë në rrezik pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës”, është shprehur autori i peticionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Salah doli nga fusha i dëmtuar dhe mes lotësh, në ndeshjen finale të Champions që u fitua nga madrilenët me rezultatin 3-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?