Dëmtimi kthehet në “mallkim” për Kontin, mungon edhe 6 muaj të tjerë

Aventura e Andrea Kontit me kuqezinjtë, po rezulton vërtetë e pafat. Mbrojtësi i krahut pësoi një dëmtim në fillim të sezonit të kaluar dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që e mbajti larg fushave për rreth 8 muaj.

Por nuk mbaron me kaq, pasi kur mbrojtësi ishte drejt rikuperimit të plotë dhe pritej të zbriste në fushë, një tjetër dëmtim bëri që t’i nënshtrohej edhe një herë operacionit, në gjurin ku u operua herën e parë.

Tashmë operacioni duket se ka shkuar me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për rikuperimin priten rreth 5-6 muaj të tjerë. Te Milani kanë filluar të bëjnë llogaritë me rikthimin e tij në muajin shtator, pasi nuk kanë ndërmend të rrezikojnë më herët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?