Denni Xhepa shpallet kampion Ballkani në ski

Denni Xhepa vazhdon të shkëlqejë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Skiatori i talentuar kuqezi u shpall kampion i Ballkanit, në garën e zhvilluar në Bransko të Bullgarisë.

Triumfi në disiplinën e Sllallomit Gjigand shërbeu si një dhuratë e parakohshme për festën e 20-vjetorit të sportistit shqiptar. Denni Xhepa la pas vetes dy bullgarët Kamen dhe Zlatkov.

Ylli shqiptar i skive konfirmoi edhe njëherë formën e shkëlqyer që po kalon në këtë sezon. Ai do të ketë shansin të përsëritë suksesin edhe në garën e Sllallomit, që do të zhvillohet këtë të premte në Bransko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?