Deschamps nuk pyet për dëmtimin e Maignan, gati ta grumbullojë për në Katar

Trajneri i Francës, Didier Deschamps është duke përpiluar listën me emrat që do të ftojë për Kupën e Botës Katar 2022, e cila do të bëhet publike nesër.

Mediet franceze raportojnë se në këtë listë është edhe emri i portierit të Milan, Mile Maignan. Maignan është i dëmtuar që prej 19 tetorit dhe që nga ajo datë përtej përpjekjeve portieri është bashkuar vetëm njëherë në stërvitje me “Djallin”.

Te Franca besojnë se portieri i kuqezinjve mund t’ia dalë që të rikuperohet dhe pse jo të ketë minuta për të dhënë kontributin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?