Deshamp reagon pas largimit të Zidane: Një ditë do të drejtojë Francën, por s di kur …

Trajneri i Francës, Diedier Deshamp, nuk ka mundur të evitojë të ardhmen e Zidane në konferencën për shtyp në prag të miqësores ndaj Italisë. “Ky është vendimi i tij dhe e respektoj. Duke e njohur shumë mirë Zizu-në, besoj se e ka menduar gjatë këtë hap dhe është bindur se është vendimi më i mirë për të.

Sigurisht që një ditë do të jetë trajner i Kombëtares franceze. Kur? Këtë nuk mund ta them unë”, është shprehur Didier Deschamps. Shokë skuadre për shumë vite e trofe, Deshamps nuk e fsheh “irritimin” për pyetjet e shumta drejtuar tij në lidhje me Zidane, teksa të shumtë janë ata që do ta donin francezin e Realit në vendin e teknikut të Francës.

“E respektoj vendimin e Zidane, e me siguri është më i miri i mundshëm. Besoj se ka reflektuar gjatë para se të hedhë këtë hap. A e shtonin presionin (pozitiv) ndaj meje ky zhvillim? Nuk e di. Mua më njihni, tani për tani jam i fokusuar vetëm te Kupa e Botës. Pas këtij kompeticioni do të kemi kohë të flasim për të tilla gjëra. E sigurt është se nuk do të jem unë, ai që do t’i dorëzoj atij çelësat e Francës, por presidenti i Federatës sonë. Mendoj se Zidane duhet ta shijojë pushimin e merituar me familjen e tij. Sinqerisht nuk kam dyshime mbi veten time, askush nuk mund të ma prishë qetësinë”, ka thënë strategu francez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?