Dështon apelimi i FIGC ndaj Juventusit, bardhezinjtë i shpëtojnë një tjetër dënimi

Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images

Këshilli i Shtetit e ka deklaruar të pa procedueshëm apelimin e FIGC kundër vendimit të TAR Lazio, që, në kuadër të çështjes së fitimeve kapitale të Juventus, kishte vendosur transmetimin e të ashtuquajturës ‘karta Covisoc’ për drejtuesit e Juventus.

“Duke patur parasysh se prezantimi dokumentar nga Co.Vi.So.C., i motivuar në të njëjtën mënyrë si dispozitat e dënimit të shkallës së parë. E dekreti monokratik që refuzon mbrojtjen paraprake në zbatim të nenit 56, paragrafi 1, Kodit të Procedurës Administrative., sjell pamundësinë e pranueshmërisë së ankimimit në bazë të nenit 116 të Kodit të Procedurës Administrative, për mungesë interesi”.

Kështu shkruan Këshilli i Shtetit duke e cilësuar “të pa procedueshme” ankimimin e bërë nga FIGC kundër dorëzimit të kartës Covisoc për ish-drejtuesit e Juventus Fabio Paratici dhe Federico Cherubini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë Juventusi i shpëton një tjetër dënimi të rëndë, që mund të shkonte nga një gjobë e majme deri në pezull me pikë. Skuadra bardhezi ndërkohë pritet të fitojë animimin ne CONI për dënimin prej 15 pikësh që ka marrë për manipulime në vlerën e shitjeve të lojtarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?