Dhuna e tifozëve i kushton shtrenjtë Shkupit, vjen dënimi nga federata në Maqedoninë e Veriut
Dhuna e tifozëve do i kushtojë shtrenjtë Shkupit. Sfida e Kupës së Maqedonisë së Veriut ndaj Shkëndijës u ndërpre për shkak se disa tifozë të Shvercave hyn në fushën e lojës duke sulmuar dhe lojtarët kundërshtarë.
Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut nuk ka toleruar aspak dhunën dhe ka vendosur për fitoren e Shkëndijës në tavolinë.
“FFM ka vendosur që klubi jonë ndeshjen në Kupë ndaj Shkëndijës e humb në tavolinë, si dhe ndeshjet e radhës do ti luaj 100km larg qytetit të Shkupit për një afat të pacaktuar”, ishte postimi i shkupjanëve.
KOHA JONË SONDAZH

