Di Maria kërkon triumfin në Kupën e Amerikës, Juvja shton shanset për rinovim

Entuziazmi për rikthimin e Argjentinës në fushën e lojës pas Kupës së Botës po rritet ndjeshëm, ndërsa kampionët e botës do luajnë një ndeshje miqësore kundër Panamasë më 24 mars, në Buenos Aires.

Në një ndeshje ku do të marrë pjesë edhe Angel Di Maria, i cili pasi triumfoi në Katar, dëshiron të marrë pjesë edhe në finalet e Kupës e Amerikës. Një objektiv që në mënyrë indirekte mund të sjellë përfitime edhe te Juventus.

Siç raportohet nga mediet italiane, kjo dëshirë e Di Maria-s mund ta bëjë sulmuesin që të rikthehet në Torino me dëshirën për të rinovuar me “Zonjën e Vjetër” edhe për një sezon tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?