Dikur ëndërronte ftesën e Shqipërisë, mbrëmë dhuroi spektakël dhe na shënoi dy gola
Ftesat në Kombëtare kane qenë gjithmonë një temë diskutimi. Është përfolur shpesh herë për Granit Xhakën, apo Shaqirin, teksa gjithmonë Federata është shfajësuar se ata kanë refuzuar që të bëhen pjesë e Kombëtares sonë. Por më poshtë do ju sjellim një rast shumë interesant, teksa këtë herë justifikimi nga krerët e kësaj federate “nuk pi më ujë”.
Arbër Zeneli ishte padyshim njeriu i ndeshjes në miqësoren e zhvilluar mes Kosovës dhe Shqipërisë në Zyrih. Sulmuesi i talentuar shënoi dy gola, duke zhvilluar një lojë fantastike. Tashmë ai ka zgjedhur që të luajë për Kosovën, por dikur ëndërronte që të ishte pjesë e kuqezinjve.
“Nëse marrim një ftesë nga Shqipëria, do t’i themi ‘po’. Jemi në pritje të ftesës nga De Biazi dhe nga Duka”, u shpreh babai i Zenelit më 3 shkurt të vitit 2016. Sigurisht që në atë kohë ai nuk mund të luante me Kosovën, pasi Federata e këtij vendi u pranua vetëm më 3 maj në UEFA. /Rozalb Lika- Koha Jonë/

Shkrimi i publikuar në mediat kosovare
KOHA JONË SONDAZH

