Doli me barelë nga fusha, ylli i Liverpoolit humbet Kupën e Botës
Liverpooli në fundjavë mori një fitore spektakolare ndaj Manchester City-it, minimalisht 1-0, por nuk kishte vetëm lajme të mira. Diogo Jota pësoi një dëmtim dhe doli me barelë nga fusha e lojës për shkak të një tërheqje muskulore.
A Bola shkruan se ky dëmtim do t’i heqë 25-vjeçarit mundësinë e pjesëmarrjes në Botërorin Katar 2022, kompeticion që fillon në 20 nëntor dhe përfundon në 18 dhjetor. Diogo Jota numëron 10 gola në 28 ndeshje me kombëtaren luzitane.
Një lajm i keq për trajnerin Fernando Santos, i cili do të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit në Kupën e Botës, pasi atij do i duhet të qëndrojë jashtë fushave më shumë se një muaj.
KOHA JONË SONDAZH

