Dortmundi fiton ndaj Frankfurtit dhe merr vendin e tretë në renditje (VIDEO)
Borussia e Dortmundit mori një fitore të rëndësishme përballë Eintrachtit të Frankfurtit në transfertë. Verdhezinjtë triumfuan 1-2 një ndeshje që rezultoi shumë e vështirë.
Verdhezinjtë zhbllokuan rezultatin pa u mbyllur minuta e 20-të me Brandt, që shfrytëzoi më së miri shansin e parë të krijuar. 5 minuta më vonë, Kamada ktheu baraspeshën në rezultat me një goditje të saktë nga jashtë zonës.
Në fillimin e pjesës së dytë, Bellingham shënoi një gol fantastik pas një aksioni perfekt të verdhezinjve. Rezultati 1-2 nuk ndryshoi në minutat e mbetura, duke bërë që Dortmundi tashmë të renditet në vendin e tretë.
KOHA JONË SONDAZH

