Drejtuesi “tradhton” Ferrarin, arrin akordin me Sauber

Përgjegjësi i koordinimit të projektit të makinave Ferrari, Simone Resta do t’i japë fund aventurës tek skuaderia italiane pasi do të bashkohet me Sauber si drejtor teknik.

Ai do të largohet më 31 maj dhe do të bashkohet me Sauber më 1 korrik, i cili është një periudhë relativisht e shkurtër për një lëvizje ndërmjet ekipeve dhe tregon lidhjet e ngushta midis tyre.

“Simone Resta është gati për të marrë rolin e drejtorit teknik tek Sauber.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ardhja e tij tek ekipi i Alfa Romeo Sauber F1 shënon një hap të rëndësishëm përpara për një projekt afatgjatë që synon forcimin e ekipit për arritjen e rezultateve ambicioze”.- tha shefi i ekipit të Sauber, Frederic Vasseur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Resta është kreu i bashkërendimit të produktit të automjeteve tek Ferrari, pra si numri dy pas drejtorit teknik, Mattia Binotto.

Sauber përdor motorët e Ferrarit dhe sponsorizohet edhe nga kompania italiane, Alfa Romeo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?