FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duro: S’është si ndeshja e Kupës, presioni është mbi ne!

Flamurtari në mesjavë mori një fitore shumë të rëndësishme në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut 1-0. Të dyja skuadrat do të përballen sërish nesër, por këtë herë për javën e 28-të. Edhe pse këtë sfidë e luan në shtëpi, trajneri i kuqezinjve Shpëtim Duro, e pranon se presioni ndikon më shumë te vlonjatët.

“Ndeshja e kampionatit nuk ka lidhje me atë të Kupës së Shqipërisë në Korçë, ku ne fituam. Do të thosha se më mirë kemi luajtur me Kukësin në fushën tonë, edhe pse humbëm, se ndaj Skënderbeut.”

Pas Skënderbeut, Flamurtari udhëton drejt Lushnjës dhe më pas pret Teutën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fitorja do të ishte shumë e rëndësishme, sepse më pas kemi një kalendar më të favorshëm, që duhet ta shfrytëzojmë. Kundërshtari është më i qetë, pasi thuajse e ka siguruar titullin kampion. Presioni është mbi ne, ngaqë na duhet rezultati. Kam besim se do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do të dalim në fushë vetëm për fitoren”, u shpreh Duro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?