Dy golat e Cavanit s’i mjafton Valencias, ndalet ndaj Elches (VIDEO)
Dy golat e Edinson Cavanit nuk i mjaftuan Valencias të merrte pikët fitoren ndaj Elches së vendit të fundit. Skuadra e Gennaro Gattusos ngeci në një barazim 2-2 në “Mestalla”.
Elche kaloi në avantazh në minutën e 29-të falë një penalltie të saktë të Pere Milla, ndërkohë që një tjetër penallti u akordua 12 minuta më vonë, këtë radhë për Valencian. Cavani nuk gaboi nga pika e bardhë, teksa në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë kaloi ekipin e tij në avantazh.
Bomberi uruguaian realizoi me kokë pas krosimit të portugezit Almeida, por skuadra e Elches evitoi humbjen me golin e shënuar në minutën e 65-të me autor Pere Milla. Pas këtij barazimi skuadra e Gattusos renditet në vend të shtatë me 14 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

