E ardhmja e Interit varet nga Championsi, Rafinha dhe Cancelo vlejnë 75 mln euro

Në shtëpinë e Interit po përgatiten për një fund sezoni të nxehtë. Rezultatet e këtyre ndeshjeve mund të jenë vendimtare për të ardhmen e ekipit dhe merkaton e verës. Kualifikimi në Champions League do të vendosë për manovrat e argjentinasit Laurato Martinez, De Vrij dhe Asamoah, por për më shumë edhe për blerjen përfundimtare të Cancelo e Rafinha. Për portugezin Valencia kërkon 40 milionë euro, ndërsa Barcelona kërkon 35 milionë euro brenda 30 qershorit.

Edhe braziliani, që vinte pas një periudhe të gjatë pushimi pas dëmtimit, është përshtatur me skuadrën dhe ka fituar vendin e  titullarit. Cancelo ka një vlerë prej 40 milionë eurosh, por Inter mund të paguajë vetëm 10 milionë, nëse Valencia vendos që të mbajë Kondogbia.

Për Rafinha, Barça nuk pranon ulje dhe kërkon 35 milionë euro deri në 30 qershor. Nëse Inter nuk shet ndonjë nga futbollistët e tjerë të skuadrës apo nëse pronarët kinezë nuk vendosin të investojnë sërish, Inter rrezikon shumë të ketë një skuadër kualitative për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?