E ardhmja e Ronaldos, flet e ëma: Nuk do më vinte keq nëse do të shkonte te PSG, por …
Dje Real Madrid ka prezantuar fanellat për sezonin e ardhshëm, teksa pjesë e fotografive nuk ishte Kristiano Ronaldo. Ditëm e sotme e mamaja e tij, Dolores Aveiro, ka dhënë një intervistë për “SFR Sport1”, ku ka folur për të ardhmen e sulmuesit portugez.
“Më pëlqen Parisi, shkojë kur kam kohë të lirë, dhe më kanë pritur shumë mirë. Nuk do të më vinte keq nëse Ronaldo do të shkonte te PSG, por do të preferoja që të shkonte te Mançester Junajtid”, ka thënë Dolores.
Kjo deklaratë shton edhe më shumë zërat që ylli portugez nuk do të jetë më pjesë e kampionëve të Europës në sezonin e ardhshëm, por ai ende nuk ka përcaktuar destinacionin e ardhshëm./Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

