E BUJSHME/ Del sërish në skenë emri i Besnik Hasit për Kombëtaren

Shtohet lista e kandidatëve që mund të marrin drejtimin e Kombëtares sonë. Trajneri Edy Reja pritet të mbyllë aventurën më 24 nëntor, ndërkohë që për vendin e tij kanë dalë në skenë disa emra.

Besnik Hasi është strategu i fundit, që shihet si një nga kandidatë më potencial për të marrë drejtimin e Kombëtares sonë. Edhe pse marrëdhëniet mes tij dhe Dukës nuk kanë qenë më të mirat e mundshme në të kaluarën sërish, fakti që tifozeria e do shumë në krye të kuqezinjve.

Në ditët e fundit është përfolur për disa emra italiane si Di Biaggio dhe Giampaolo, ndërkohë që nuk kanë munguar thashethemet as për argjentinasin Cambiasso. Nëse do të preferohet trajner shqiptar Hasi mund të fitojë konkurrencën me italianët dhe ish-lojtarin e Interit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?