FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme nga Italia, Juventus “lëviz kartat” për Ançelotin

Ditë reflektimi në shtëpinë e Juventusit, pas disfatës së rëndë 3-0 ndaj Realit. Në pritje për të mësuar verdiktet përfundimtare të këtij sezoni, bardhezinjtë po lëvizin edhe në merkato, teksa kanë filluar sondazhet e para për Karlo Ançelotin.

Në rast të një lamtumirë të mundshme të Alegrit në fund të sezonit, tekniku italian është zgjedhja e parë, pasi ka mbetur pa skuadër pas shkarkimit nga Bajerni. “Mbreti” Karlo asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të drejtuar sërish në Premier League, ndërkohë që Torino do të ishte një rikthim për të.

Ançeloti ishte pasuesi i Lipit në shkurtin e 1999, duke fituar dy kampionate radhazi, ndërkohë që dy herë u rendit në vendin e dytë pas Lacios dhe Romës. Tifozët e Juves nuk është se kanë një simpati të madhe për të, pasi ka një të kaluar me Milanin dhe Romën. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?