E bujshme nga Italia, projektohet shkëmbimi mes Alegrit dhe Zidane

Dorëheqja e Zinedine Zidane nga Real Madrid krijon skenare të paimagjinueshme. Një tërmet i vërtetë në futboll që mund të ketë pasoja në gjithë Europën, dhe veçanërisht në Torino. Kjo për shkak se Masimiliano Alegri është në listën për të zëvendësuar trajnerin francez. Strategu i Juventusit respektohet shumë nga Florentino Perez, ndërkohë që Zidane mund të kërkojë stimuj të rinj dhe për këtë arsye mund të jetë njeriu i përsosur për të filluar një epokë të re.

Presidenti i Juventusit, Anjeli dhe Marota nuk janë të bindur për këtë ide, por Zidane ka qenë një simbol i vërtet te bardhezinjtë në të shkuarën. Të dyja palët kanë ruajtur marrëdhënie të mira mes tyre, ndaj dhe nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja nga Torino. Një shkëmbim që edhe gjithë ambienti i bardhezi do ta mirëpriste me gëzim dhe entuziazëm.

Alegri në fund të sezonit pranoi për miqtë e tij më të afërt dëshirën e tij për të lënë Juventusin dhe për të kërkuar një aventurë të re. Alarm që u shua pas takimit që ai pati me Paratiçin, duke marrë në konsideratë dhe mungesën e alternativave. Tashmë ekziston mundësia për kalimin te Reali, një lëvizje që i bën të gjithë të kënaqur. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?