E kërkojnë me ngulm Juvja dhe Napoli, Vidal rrezikon 10 vite burg
Arturo Vidal kohët e fundit është i lidhur me një kalim të mundshëm te Napoli i Ançelotit, dhe Juventusi. Gjithsesi kiliani duhet të jetë shqetësuar për ecurinë e një procesi gjyqësor në Gjermani, teksa rrezikon të dënohet me burg.
Vidal do të gjykohet në Mynih së bashku me vëllanë e tij Sandridno, për përfshirjen e tyre në një zënkë shtatorin e kaluar. Sikurse informon Bild, Arturo Vidal ishte treguar i pakujdesshëm me ngritjen më shumë se ç’duhet të bërrylit, duke goditur të pranishmit e tjerë në një lokal, çka ka është pasuar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë e për rrjedhojë edhe me një përplasje fizike mes palëve.
Vëllezërit Vidal akuzohen për dhunë me pasojë dëmtime fizike, dhe, nëse shpallet fajtor, mesfushori kilian mund të dënohet deri 10 vite burg. Një problem shumë serioz ky për 31-vjeçarin, që më shumë se për skuadrën e tij të re duhet të mendojë për të shmangur qëndrimin pas hekurave.
KOHA JONË SONDAZH

