E KRYER/ Thomas Tuchel është trajneri më i ri i Bayernit
Bayern Munchen do të drejtohet nga Thomas Tuchel në vijim. Drejtuesit e klubit gjerman kanë shkarkuar Julian Nagelsmann dhe kanë zgjedhur ta zëvendësojnë me ish-trajnerin e Chelsea.
Shtypi gjerman raporton se sot do të vijë zyrtarizimi i Tuchel në stolin bavarez. 49-vjeçari do të firmosë një kontratë deri në vitin 2025 me rekordmenët e futbollit gjerman.
Tuchel do të debutojë në stolin e Bayernit përballë Borussia Dortmund, ish-skuadrës së tij. “Der Klassiker” do të zhvillohet më 1 prill në “Allianz Arena”.
Verdhezinjtë kryesojnë Bundesligën me një pikë më shumë se rivalët e Bayernit. Ndërkohë, debutimi europian për Tuchel do të ndodhë më 11 prill. Bavarezët sfidojnë Manchester City për një biletë në gjysmëfinalet e Champions League.
Trajneri gjerman ka drejtuar më parë skuadra si Chelsea, PSG, Borussia Dortmund dhe Mainz.
KOHA JONË SONDAZH

