FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E zbulon gazetari italian: Dy skuadra të mëdha angleze në “luftë” për Hysajn

Klubet angleze dhe ato janë gati të bëjnë çmenduri për të siguruar mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj. Këtë e konfirmon në radio CRC një nga gazetarët që qëndron pranë klubit të Napolit, Çiro Venerato, i cili në të kaluarën ka bërë publike disa ekskluzive sa i përket merkatos së Napolit.

Duke folur për të ardhmen e klubit napolitan dhe merkaton e verës, ai ka bërë të ditur se te Napoli po shohin rreth e rrotull për alternativa në krahët e mbrojtjes pasi ka interesim të madh për elementët aktualë të skuadrës, mes të cilëve edhe Hysajn.

“Sipas zërave që qarkullojnë, dy klube të Premier Ligës bëhen gati të kërkojnë atë. Një prej tyre mund të jetë Arsenali”, ishin fjalët e gazetarit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?