Egjipt në ankth për Salah, ylli i Liverpulit humbet dy sfidat e para të Botërorit
Egjipti shpreson që të ketë të gatshëm Mohamed Salah për Kupën e Botës. Ylli i Liverpulit ndodhet në Valencia për fazën e riaftësimit nën kujdesin e fizioterapistit të Liverpulit, Ruben Pons.
“Faraoni”, i dëmtuar në shpatull pas një dyluftimi me Serxhio Ramos në finalen e Champions League-s, mund të humbasë takimet e para në grup ndaj Uruguajit dhe Rusisë, më 15 dhe 19 qershor, ndërsa prania e tij në fushë ndaj Arabisë Saudite, më 25 qershor, është thuajse e sigurt. K
Koha e riaftësimit vlerësohet nga 3 deri në 4 javë, por po bëhet e pamundur që ai të jetë gati të paktën për takimin e dytë me përfaqësuesen e vendit organizator. “Ne kishim frikë në fillim për më të keqen dhe u përpoqëm të qetësonim lojtarin. Nuk është koha të ndihemi keq, por të punojnë për të arritur gjendjen optimale”, – deklaroi fizioterapisti Rubens Pons.
KOHA JONË SONDAZH

