Egjipti me sytë nga Salah

Ndeshja e parë e Egjiptit në Botëror do të jetë më 15 qershor ndaj Uruguait, më pas do të jetë në fushën e lojës më 19 ndaj Rusisë dhe më 25 qershor ndaj Arabisë Saudite.

Mohamed Salah mbërriti të martën në Valencia për të nisur nga aty fazën e riaftësimit nga dëmtimi i pësuar në finalen e Champions League, kjo për të qenë i gatshëm për Kampionatin Botërorë.

Salah do të jetë gjatë gjithë kohës nën vëmendjen e fizioterapistit të Liverpool, Ruben Pons, njeriu te i cili mbajnë shpresat një popull i tërë për të parë Momo në Rusi 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlerësimi i kohës së rikuperimit aktualisht 3 deri në 4 javë. Fatmirësisht, sulmuesi nuk ka pësuar thyerje, as zhvendosje të shpatullës. Lëndimi i Salah është më pak serioz se sa pritej.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kishim frikë në fillim për më të keqen dhe u përpoqëm të qetësonim lojtarin. Nuk është koha të ndjehemi keq, por të punojnë për të arritur gjendjen optimale”, tha fizioterapisti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?