Egnatia shtang Kukësin në “Zeqir Ymeri”, Vllaznia ndalet ndaj Bylis
Kukësi është rikthyer te humbjet në Superiore. Skuadra verilindore ka pësuar një disfatë 0-2 në “Zeqir Ymeri” ndaj Egnatias. Ekipi rrogozhinas do të realizonte nga një gol për pjesë, duke marrë 3 pikë që e ngjisin në vendin e retë të renditjes.
Dwamena do të zhbllokonte ndeshjen në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që në pjesën e dytë, Laurentino do të shokonte vendasit me golin e dytë.
Vllaznia nuk mundi të shkonte përtej një barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Bylisit. Auron Miloti e nis jo në mënyrën më të mirë aventurën në krye të kuqebluve, pasi tashmë skuadra e tij e sheh veten në vendin e katërt të renditjes, edhe pse pak javë më parë ishte në garë për titull. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

