FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eliminimi i parakohshëm, Egjipti nuk i ofron rinovimin trajnerit Cuper

Eliminimi i parakohshëm nga Kupa e Botës (nuk është zyrtar), ka sjell edhe vendimin për shkarkimin e trajnerit të Egjiptit, Hector Cuper, i cili pas ndeshjes së tretë në grupe nuk do të jetë më në drejtimin e kombëtares afrikane.

Drejtuesit e federatës egjiptiane të futbollit nuk do t’i ofrojnë rinovimin e kontratës trajnerit argjentinas, i cili do të lërë Egjiptin pas ndeshjes ndaj Arabisë Saudite.

Ish tekniku i Valencias dhe Interit nuk bind më dhe Egjipti pas Botërorit do të kërkojë një trajner të ri. Egjiptit humbi dy ndeshjet e para të Kupës së Botës ndaj Uruguait dhe Rusisë, dy disfata që nuk janë pritur mirë nga drejtuesit e Egjiptit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?