FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ergys Kaçe, Ramës: Mos hajde më në stadium se je ters

Ansi Agolli i përcolli kryeministrit Rama një mesazh të Ergys Kaçes. Ia tha atë në darkën që kryeministri organizoi me kombëtaren, pas një dite të lodhshme shëtitje nga aeroporti “Nënë Tereza” në Bashkinë e Tiranës, në Ministrinë e Jashtme, në Kryeministri e më pas në “Fun Zone”.

Lapsi.al sjell pamjet e darkës së organizuar nga Rama dhe një mesazh të Ergys Kaçes për kryeministrin, të cilin ai përcjell Ansi Agolli.

“Kaçe po thoshte, meqë s’më dha makinën, të mos vijë në stadium kryeministri, sepse s’na ka ecur shumë këto ndeshjet e fundit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makinën e Kaçes ia përmendi edhe presidenti i FSHF, Armando Duka, në telefonatën që Rama pati me të menjehërë pas fitores me Rumaninë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?