Erzeni dhe Kukësi bëjnë “paqe”në Durrës, Barbosa shtang në fund shijakasit
Erzeni dhe Kukësi nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në duelin e luajtur pasditen e sotme në Durrës.
Shijakasit flirtojnë me fitoren, por një gol i shënuar nga Barbosa në kohën shtesë, i ka mohuar suksesin skuadrës së Kapllanit. Kukësi kishte humbur një mundësi të artë për të barazuar sfidën më herët, me kapitenin Taipi, që goditi shtyllën nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i Ademit, nuk mjaftoi për Erzenin. Dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Shijakasit shkojnë 37 pikë, ndërsa kuksianët 35 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

