Europa League/ Roma fiton dhe kualifikohet, ja 32 ekipet që do të luajnë në fazën tjetër

Mbrëmjen e sotme janë luajtur ndeshjet e fundit të grupeve të Europa League, teksa janë mësuar dhe 16 skuadrat që siguruan kalimin për në turin tjetër.

Roma fitoi me përmbysje për të siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League. Skuadra e Jose Mourinho e nisi vrullshëm ndeshjen, por gjeti pak hapësira, ndërsa në fundin e pjesës së parë u befasua nga bullgarët, që shënuan golin e avantazhit pas një kundërsulmi perfekt.

Në pjesën e dytë, Mourinho bëri menjëherë tre zëvendësime dhe Zaniolo frymëzoi përmbysjen, duke fituar fillimisht dy penallti, të cilat i ktheu në gola Pellegrini e më pas duke shënuar vetë golin që vulosi kualifikimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braga, Lazio e Trabzonspor janë skuadrat që pritej të kalonin, por nuk ia dolën dhe do të duhet të vijojnë aventurën e tyre në një kompeticion tjetër si Conference League.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipeve të kualifikuara, u shtohen edhe ato që u renditën të tretat në grupet e Champions League, teksa shorti për fazën tjetër do të hidhet të hënën në orën 13:00.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?