Evertoni shtang në fund Chelsea-n dhe i heq fitoren (VIDEO)

Everton ka marrë një pikë me shumë rëndësi për mbijetesën në ndeshjen e radhës në transfertë përballë Chelsea, duke barazuar 2-2.

“Blutë” e Londrës bën një hap fals në këtë ndeshje që do t’i afronte edhe më shumë me zonën europiane për sezonin e ardhshëm.

Ndonëse ishin superior përgjatë gjithë ndeshjes, djemtë e Potter humbën vigjilencën dhe shpërdoruan shumë përpara portës së miqve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 53 me anë të Joao Felix. Në të 69 një përgjumje e vendasve solli barazimin momental për Everton me anë të Doucoure.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 76-ën Havertz shënoi nga 11 metërshi, por duket se asgjë nuk kishte përfunduar, pasi miqtë gjetën golin me Simms në minutën e 90 që vulosi dhe fatin e këtij takimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?