Evra del në mbrojtje të Ronaldos: Ten Hag nuk e respekton aq sa thotë CR7!

Cristiano Ronaldo është kthyer në qendër të polemikave tek Manchester United. Portugezi nuk u aktivizua në asnjë moment nga trajneri Erik Ten Hag.

Holandezi e uli sërish në stol në një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Tottenham, dhe për më tepër edhe pse doli në nxehmje nuk u aktivizua asnjë minutë nga strategu.

Një zgjedhje që nuk i pëlqeu aspak CR7 i cili vendosi në mënyrë demonstrativë sapo Ten Hag mbylli zëvendësimet, të largohej nga Old Trafford në minutën e 89-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij episodi, shumë personazhe u vendosën në krah të Ronaldos, teksa një prej tyre është Patrice Evra. Ish-mbrojtësi që ka luajtur me luzitanin te United, theksoi se Ten Hag nuk po e respekton Ronaldon.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse unë do të isha në vend të Ten Hag, atëherë ndaj Tottenham do të hidhja në fushë Crsitiano Ronaldon, madje nga minuta e parë. Dëgjova një intervistë të Ten Hag pas ndeshjes së humbur me Manchester City se nuk e aktivizoi Ronaldon në shenjë respekti.

Unë jam i bindur se Ten Hag nuk e respekton aq sa thotë Ronaldon, pasi në të kundërt ndaj Tottenham do të duhej ta kishte aktivizuar si titullar”, deklaroi Evra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?