Evra tregon një sekret nga Cristiano Ronaldo: Mos shkoni të drekoni në shtëpinë e tij!

Patritce Evra nuk ja këshillon askujt që të shkojë në shtëpinë e Cristiano Ronaldos, ose të luajë tenis kundër tij. Ylli portugez ka shpërthyer në Kupën e Botës duke shënuar tre gola që në sfidën hapëse ndaj Spanjës. Evra ka treguar disa nga sekretet e jetës së portugezit, që nga koha që ata luanin së bashku te Manchester United disa vite më parë.

“Këshilla ime është që, kur Cristiano ju fton për darkë në shtëpinë e tij, merrini masat mirë. Shkova një herë pas një stërvitjeje, isha i lodhur dhe në tryezën e tij kishte vetëm sallatë, pulë dhe ujë. Kam menduar se më vonë do të kishte mish, por jo.

Pas drekës, unë u ngrita dhe fillova të luaj me një top. Ronaldo shkoi në pishinë për të notuar. Unë nuk do t’ia rekomandoja askujt që të shkonte në shtëpinë e Cristianos për drekë. Ai është një makinë dhe nuk ndalet së trajnuari edhe në shtëpi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cristiano ka luajtur ping pong kundër Ferdinandit. Rio e mundi atë në fillim dhe portugezi u mërzit. Menjëherë dërgoi kushëririn e tij për t’i blerë një fushë ping-pongu, u trajnua dy javë në shtëpi dhe ia doli të fitojë ndaj Ferdinand”, ka treguar Evra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?