Federata e Egjiptit reagon për dëmtimin e Salah: Jemi optimistë, do të jetë në Botëror!
Mohamed Salah doli mes lotësh dje në mbrëmje, duke shqetësuar së tepërmi jo vetëm tifozët e Liverpulit, që panë më pas t’u shuhej ëndrra për të fituar Championsion, por edhe popullin egjiptian.
Që në fillim u kuptua se dëmtimi në shpatull nuk ishte i lehtë, madje pas ndeshjes trajneri Jurgen Klopp dha alarmin: “Mund të jetë shumë rëndë, ka një problem serioz në shpatull, Është dëmtim serioz, shumë serioz.”
Egjitiani u dërgua menjëherë në spital për të bërë radiografinë, që tregoi probleme me ligamentet e shpatullës së majtë. Gjithsesi, për t’u dhënë shpresë tifozëve egjiptianë për praninë e tij në Botëror, mendoi Federata Egjiptiane e Futbollit, nëpërmjet një postimi në “Tuiter”.
“Liverpuli na ka njoftuar për gjendjen e Momo, i cili u është nënshtruar rezeve x në shpatull. Ka një përdredhje, por ne jemi optimistë për diagnozën finale dhe për pjesëmarrjen e Salah në Botëror me Egjiptin.”
KOHA JONË SONDAZH

