FIFA vendos shpërblimet për Kupën e Botës, ja sa milionë euro merr ekipi fitues
Kur duhet edhe 6 ditë nga nisja e Botërorit FIFA ka bërë të ditur shpërblimet që do të jepen për federatat pjesëmarrëse. Fituesi i kompeticionit do të marrë 33 milionë euro, ndërsa finalisti humbës do të marrë 25 milionë euro.
Skuadra e vendit të tretë do të sigurojë 21 milionë euro, kurse ajo e vendit të katërt 19 milionë euro. Ndërkohë për ekipet që eliminohen në 1/8 do të akordohen 11 milionë euro, ndërsa për atë të eliminuara në çerekfinale 15 milionë euro.
FIFA ka vendosur një fond prej 117 milionë eurosh për ekipet që lejuan futbollistët të marrin pjesë në Botëror. Gjithashtu një shumë prej 113 milionë eurosh është në dispozicion për të shpërblyer ekipet, lojtarët e të cilëve do të dëmtohen.
KOHA JONË SONDAZH

