Finalja e Champios League rikthehet në Turqi 15 vite pas Milan-Liverpul
Stadiumi “Ataturk” në Turqi do të mirëpresë finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2019/20, 15 vite pas finales të paharrueshme që mbahet mend nga të gjithë mes Milanit dhe Liverpulit. Anglezët që rikuperuan në gjashtë minuta disavantazhin e tre golave dhe në fund fituan trofeun pas gjuajtjes së penalltive.
Janë caktuar edhe stadiumet për finalet e UEFA Europa League 2019-20, që do të zhvillohet në “Arena Gdansk” në Poloni, dhe të Superkupës së Europës, që do të luhet në “Estadio do Dragao” të Portos. Finalja e Championsit të femrave 2019-20 do të zhvillohet në “Austria Arena” të Vjenës.


KOHA JONË SONDAZH

