“Arena Kombëtare” humbet sërish garën, ja ku do të zhvillohet finalja e Superkupës
Shqipëria vlerësohet për iniciativën e saj të dytë për organizimin e finales së Superkupës së Europës për vitin 2020, por nuk ka mundur dot ta sigurojë atë edhe në kandidimin e këtij edicioni, UEFA zgjedh stadiumin “Dragão” të Portos. Verdikti më i fundit i KE së UEFA-s nuk ka qenë në favor të kandidaturës së FSHF për “Arenën Kombëtare”. Sidoqoftë, Shqipëria ka marrë vlerësimet e saj maksimale për predispozicionin intensiv për organizimin e një finaleje të tillë.
Kështu në raport me aplikimin e një viti më parë janë evidentuar përmirësime të dukshme, dhe në përfundim të vlerësimit të kandidaturës së “Arena Kombëtare”, në pikësim është pozicionuar në tre vendet e para, duke mbetur një kandidate potenciale për më tej. Kandidaturat zyrtare për finalen e Superkupës së Europës për vitin 2020 ishin respektivisht stadiumet:
- Shqipëria, Tiranë, Arena Kombëtare
- Bjellorusi, Minsk, Dinamo Stadium
- Finlandë, Helsinki, Helsinki Olympic Stadium
- Francë, Nicë, Grand Stade de Nice
- Izrael, Haifa, Sami Ofer
- Kazakistan, Almati, Almaty Central Stadium
- Moldavi, Kishinjev, Zimbru Stadium
- Irlanda e Veriut, Belfast, Ëindsor Park
- Portugali, Porto, Dragão
Federata Shqiptare e Futbollit, edhe në kandidimin e këtij viti sërish konkuronte me një projekt, pasi “Arena Kombëtare” është ende në ngritje e sipër, në një kohë që impiantet e tjera kanë kohë që mirëpresin ndeshje futbolli. Duke qenë koshientë për një fakt të tillë sërish FSHF vendosi të ishte pjesë e kandidimit, duke plotësuar në kohë të gjithë skedulin e dokumentacionit të kërkuar, për organizimin e një eventi të tillë. Sidoqoftë, “Arena Kombëtare” do të hapë dyert në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, dhe do të jetë sërish një kandidate për të mikpritur skuadrat kampione të Europës në një finale Superkupe. FSHF është shumë e angazhuar që të sjellë në kryeqytet një event të tillë dhe për këtë sërish do të futet në garën e marrjes së organizimit të finales, për edicionet e tjera.
KOHA JONË SONDAZH

