FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Finalja Juventus-Real Madrid vendos rekord, grumbullohen 25 milionë euro nga bastet

Kompanitë e basteve janë një nga bizneset më të mëdha në botë, ashtu sikurse futbolli, prandaj kur këto dy “planete” grumbullohen me njëri-tjetrin sigurisht që shumat e parave që qarkullojnë janë stratosferike.

Pas një studimi të bërë nga kompania “Agipronews” dhe raporteve të saj në lidhje me shifrat e luajtura në baste në Itali, konkluzioni është se finalja e Ligës së Kampioneve, e vitit 2017, ka qenë dueli në të cilën italianët kanë qarkulluar më shumë para në baste, në historinë e këtij vendi.

Shifra që është luajtur për sfidën mes Juventusit dhe Realit të Madridit, në Kardif, e fituar nga spanjollët 4-1, grumbulloi jo pak, por 25.4 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend të dytë është sërish Juventusi, por në finalen e Champions-it 2015, kundër Barcelonës, me 15.6 milionë euro, ndërsa në podium ngjitet edhe Bajern Munih – Inter në vitin 2010 me 14.4 milionë euro baste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?