FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Firmino tregon arsyen se përse u përlot para ndeshjes ndaj Sitit

Liverpuli dje në mbrëmje mori një fitore spektakolare 3-0 ndaj Mançester Sitit, duke hipotekuar kualifikimin për në gjysmëfinale. Para ndeshjes, Roberto Firmino ka shpjeguar si ka përfunduar në lot në momentin e mirëpritjes nga tifozët e tij.

“Kur isha në autobus dhe gjatë kohës që shkova në stadium më dolën lot nga sytë kur pashë ngrohtësinë e tifozëve. Mbështetja e tyre më bëri të qaj. Kjo ka dha një shtysë dhe forcë të madhe për të fituar ndeshjen.

Unë mendoj se luajtëm shumë mirë. Bëmë një ndeshje të madhe. Shënuam tre gola dhe nuk pësuam, çka është kryesorja. Më mirë nuk bëhet, por sfida nuk është mbyllur dhe duhet të vazhdojmë të jemi të përqendruar për ndeshjen e kthimit”, u shpreh Firmino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?