Flamurtari gati për të festuar 100-vjetorin

Klubi i Flamurtarit feston 100-vjetorin. Këtë 23 mars klubi vlonjat mbush 100 vjeç që nga themelimi i skuadrës së parë. Për këtë janë programuar një sërë aktivitetesh gjatë gjithë javës.

Gjithçka do të kulmojë të shtunën me aktivitetin në teatrin Petro Marko dhe ndeshjen e veteranëve të futbollit në stadium ditën e diel.

Sipas drejtorit të klubit shumë sportësh Klevis Kaso, festa do të nisi me takimin e rëndësishëm në futboll, Flamurtari-Dinamo, dhe më pas do të vijojë me ndeshjen e ish basketbollistëve të Flamurtarit në “Pallatin e Sportit”, si dhe me çiklizëm, ping pong e deri tek ekspozita fotografike me kujtime në vite, në hollin e teatrit të Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?