FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Formacionet zyrtare/ Argjentina synon fitore në ndeshje për “jetë a vdekje” ndaj Kroacisë

Pas pak minutash në “Nizhny Novgorod Stadium”, Argjentina pas barazimit zhgënjyes me Islandën në ndeshjen hapëse do të masë forcat me rivalen më të fortë në grupin D, Kroacinë.  Për Messin i cili humbi një penallti ndaj ishullorëve por edhe për pjesën tjetër të skuadrës gabimet nuk lejohen më pasi një humbje ndaj kroatëve mund edhe t’i nxirrte jashtë Kupës së Botës, amerikano-jugorët.

Jorge Sampaoli nuk ka ndryshuar asgjë në formacion nga ndeshja e parë, ndërkohë që në krahun tjetër Daliç e ka pasur më të thjeshtë në zgjedhjet e tij. Rakitic, Modric, Perisic e Mandzukic është katërshja tek e cila varen të gjitha shpresat e ballkanasve për të bërë historinë në këtë Kupë Bote. Kroacia me një fitore sot do të kualifikohej edhe matematikisht në raundin tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?